Vuçiq pas takimit me Aliyev shpreson që të importojë gaz nga Azerbejxhani.     Foto: Aleksandër Vuçiq/Facebook

Serbia dhe Azerbejxhani, me marrëveshjet e nënshkruara sot, po e ngrenë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në një nivel të ri, theksoi sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Aliyev në Beograd.

Temë diskutimi, sipas Vuçiqit, në veçanti ka qenë energjia, sepse Azerbajxhani është superfuqi në prodhim dhe eksport të gazit.

Vuçiq theksoi se nevojat e ekonomisë dhe familjeve janë në rritje, ndaj nevojitet një siguri më e madhe energjetike.

Ai theksoi se Serbia është një partner i besueshëm.

“Ne e vizituam pak kohë më parë dhe Aliyev më tha se nuk mund ta besonte kur pa që një kompani azerbejxhanase po ndërtonte një pjesë të autostradës nga Ljig në Preljina për ne dhe ne paguam një vit përpara afatit për punën që ata ta kryejnë pa asnjë ditë vonesë. Ata u habitën kur paguam të gjithë borxhin një vit më parë, gjithçka që morëm hua në 2011”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se të dyja vendet kanë shumë të përbashkëta, para së gjithash, se në mënyrë të palëkundur ruajnë integritetin e tyre territorial dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në arenën ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare, ekzistencën e Kartës së OKB-së dhe normat juridike ndërkombëtare të bazuara në atë dokument.

“Kam frikë se sot, dhe mësova për këtë nga Alijevi, ka mbetur pak nga e drejta ndërkombëtare dhe vetëm disa dhjetëra vende i përmbahen atij rendi juridik publik ndërkombëtar, sepse ne e konsiderojmë atë të vetmen mundësi dhe opsion për të ardhmen”, shtoi Vuçiq.

Ndër të tjera, sipas Vuçiq në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të tjera të rëndësishme, si mungesa e plehrave, ndërtimin e fabrikave petrokimike, bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare.

Në fund, Vuçiq njoftoi se në 20 ditët e ardhshme i shoqëruar nga disa ministra do të udhëtojë në Baku për një vizitë pune që të vazhdojë diskutimet dhe për të thelluar këtë partneritet me marrëveshje specifike.

Tanjug