Vuçiq takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut.     Foto: AA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti sot nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Koresë, Kim Yong-joo, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me rëndësi.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Koresë dhe se është i bindur se ka mundësi të mëdha për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe për ardhjen e investimeve të reja koreane në Serbi, njoftoi Zyra e Presidentit të Serbisë.

Nga ana tjetër, Yong-joo ka theksuar se investitorët koreanë kanë qenë veçanërisht të interesuar në fushat e industrisë së automobilave dhe IT-së.

Shtohet se Yong-joo ka shprehur shpresën se në të ardhmen do të ketë shkëmbime më të shpeshta të vizitave në nivel të lartë, kurse Vuçiq i ka dërguar ftesë krerëve shtetërorë të Republikës së Koresë për të vizituar Serbinë.

AA