Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanoviq dhe Primorac në raundin e dytë.         Foto: HINA

Zoran Millanoviq dhe Dragan Primorac do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci. Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP) të lëshuara pas procesimit të 99,59 për qind të vendvotimeve, presidenti aktual Millanoviq, kandidat i Partisë Social Demokrate (SDP), siguroi 792.106 vota ose 49,12 për qind, ndërsa Primorac, kandidat i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), siguroi 312.568 vota ose 19,38 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme presidenciale, sipas të dhënave të fundit nga autoriteti zgjedhor ishte 46 për qind.

Fituesi i raundit të dytë i zgjedhjeve, që do të mbahen më 12 janar, do të jetë kandidati që do të fitojë më shumë vota.

Presidenti i ri i zgjedhur i Kroacisë, siç planifikohet, do të marrë detyrën më 18 shkurt të vitit 2025 dhe do të shërbejë në një mandat 5-vjeçar.

TRT Balkan / agjencitë