Duke synuar pasurimin e ofertave turistike për vendasit dhe vizitorët e huaj prej vitesh disa qytete në rajon kanë ndërtuar rrjetet e tyre të teleferikut. Teleferiku si atraksion në vete po ashtu është efektiv për vetë banorët e qyteteve të cilët për kohë të shkurtër mund të gjenden në maje të maleve nga ku mund të shijojnë pamjet panorameske dhe të kalojnë disa çaste në ajër të freskët.
Teleferikët gjithashtu janë vendosur në hartat turistike të qyteteve të rajonit. Disa prej tyre e identifikojnë edhe historinë e re të qyteteve.
Në vazhdim TRT Balkan ju sjell qytetet e Ballkanit në të cilët funksionojnë teleferikët turistikë.
Kotor-Lovçen, rrjeti më i ri i teleferikut
Tashmë e dyta ditë me radhë në qytetin e Kotorit në Mal të Zi është vënë në funksion teleferiku me gjatësi prej 3.900 metrash, në lartësinë 1.350 metra mbi nivelin e detit Nëpërmjet këtij teleferiku vizitorët do të kenë mundësi të shohin Gjirin e Kotorit, por edhe malin Lovçen.
Kapaciteti i parashikuar është 48 gondola, të cilat mund të strehojnë 10 pasagjerë. Koha e udhëtimit nga stacioni i Dubit në stacionin e Kukut është më pak se 11 minuta.
Një udhëtim me teleferik për të rritur kushton 13 euro, ndërsa bileta vajtje-ardhje është 23 euro. Çmimet e biletave për fëmijë janë dukshëm më të ulëta, ndaj një udhëtim me teleferik në një drejtim kushton shtatë euro, ose 12 euro për të dy drejtimet.
Teleferiku i Vodnos në Shkup
Ndër lokacionet më të vizituara në Shkup është Mali Vodno. Ngjitja me biçikleta dhe në këmbë ka qenë prej vitesh rutinë e shumë qytetarevë të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Nga viti 2011 ngjitja në maje të këtij mali mund të bëhet edhe me anë të teleferikut.
Lartësia e Malit Vodno është 1.750 metra. Stacioni i teleferikut është i ndërtuar në një lartësi prej 570 metrash mbi nivelin e detit. Gjatë fundjavës dhe kohës së festave shfrytëzohen më tepër shërbimet e këtij teleferiku. Bileta kthyese e teleferikut kushton 1,60 euro.
Teleferiku Tiranë-Dajt
Ambientin e Malit të Dajtit në Tiranë, prej vitit 2005 vendasit dhe vizitorët e huaj mund ta shijojnë nëpërmjet teleferikut. Punimet për ndërtimin e këtij teleferiku zgjatën dy vjet.
Gjatësia horizontale e këtij teleferiku është 4.182 metra, shpejtësia e lëvizjes 4-7 metra për sekondë, kapaciteti 360 persona në orë dhe koha e udhëtimit 13 minuta.
Mali Dajti ofron aktivitete të ndryshme për vizitorët duke nisur nga lojën e minigolfit, duke e bërë klubin e parë të këtij lloji në Shqipëri.
Pjesë e këtij kompleksi turistik është po ashtu edhe Parku i Aventurave, aktraktiv sidomos për fëmijët. Njëkohësisht hapësirën e Malit Dajt e shfrytëzojnë të apasionuarit pas çiklizmit malor.
Çmimet për shfrytëzimin e teleferikut të Tiranës fillojnë nga 8 euro e sipër.
Teleferiku i Trebeviqit – Sarajevë
Teleferikët në qendrat e skijimit janë mjaft të njohura ndër popull. Mirëpo, të rralla janë qytetet të cilët brenda lagjeve të tyre ose në rrethinë disponojnë me një mjet të tillë transporti për nevojat e vendasve ose turistëve.
Teleferiku i Trebeviqit, i njohur më mirë si teleferiku në zhargonin e Sarajevës, u hap zyrtarisht më 3 maj të vitit 1959 dhe lidhi Bistrikun (583 m/mb.n.) me Trebeviqin (1160 m/mbb).
Gjatë rrethimit të Sarajevës (1992-1996), teleferiku, së bashku me stacionin e nisjes dhe mbërritjes në Trebeviq, u shkatërrua plotësisht.
Rikthimi i teleferikut në Sarajevë ndodhi 22 vjet pas përfundimit të luftës, respektivisht më 6 prill të vitit 2018. Bileta kthyese e vozitjes me teleferik deri në vendin panoramik Trebeviq kushton 2 euro.