Makinat vetë-drejtuese

Imagjinoni të pini kafën tuaj të mëngjësit në makinën tuaj, ndërsa e parakaloni rrugën tuaj të zakonshmë për në punë. Ju lexoni lajmet e përditshme, përgatitni shënimet e takimit dhë dërgoni porositë e para. Ndërkohë, duart tuaja nuk janë në timonin e mjetit. Makina bën rrugën e saj përmes trafikut të qytetit pa e drejtuar ju. Jeni të çliruar nga telashet e trafikut.

Por, a jemi pranë teknologjisë që do të sjellë në përdorim masiv makinat plotësisht vetë-drejtuese? Afatet për makinat e para vetë-drejtuese janë shkelur dhe nisja e tyre po largohet gjithnjë e më shumë. Ku kanë ngecur?

Dhjetë vjet më vonë dhe qindra miliarda

Në dhjetë vitet e fundit, kompanitë kryesorë të teknologjisë që punojnë në projektet e makinave inteligjente, si dhe institucionet qeveritare kanë investuar mbi 100 miliardë dollarë në prototipë, sipas analizës së McKinsey. Por, disa prej tyre tashmë kanë hequr dorë nga projektet.

Plani ambicioz i Uber premtoi të nxjerrë në treg taksitë pa shofer nëpër qytete deri në vitin 2021. Në vitin 2018, një mjet testues Uber pa shofer vrau një këmbësor që kalonte një rrugë me biçikletë në Tempe, Arizona.

Fajtor u shpall specialisti i kontrollit i cili nuk mori masat në kohë. Pas incidentit, Arizona hoqi lejen e Uber-it, për të kryer teste nëpër qytet. Dy vjet më vonë, Uber ia shiti të gjithë divizionin e saj të automjeteve vetë-drejtuese, startup-it Aurora, por mbeti në biznesin e taksive.

Më me fat është kompania Waymo, e cila është nën ombrellën e Alphabet, kompania amë e Google. Edhe ky startup operon në Arizona, por në qytetin e Phoenix, ku prej gati një viti ofron transport unik pa shoferë taksie.

Automjetet janë të pajisura me sensorë, kamera dhe mikrofona dhe nësë është e nevojshme asistojnë edhe punonjës të specializuar në zgjedhjen dhe zbatimin e rrugës më të sigurt.

Waymo do të vazhdojë eksperimentin në San Francisko, Kaliforni. Transporti me taksi do të kufizohet në kushte të favorshme atmosferike dhe shpejtësi që nuk duhet të kalojë 100 kilometra në orë. Në fazën fillestare do të jëtë e detyrueshme prania e specialistëve që do të mbikëqyrin mjetet.

Megjithatë, edhe me përparimet e vogla të disa startup-ëve, ende nuk ka asnjë automjet të vëtëm autonom në shitje në tregun komercial, pavarësisht nësë është për kategorinë e pasagjerëve apo për industrinë ë transportit.

Rritja e teknologjisë dhe makinat vetë-drejtuese


Një nga problemet kryesore për stagnimin e makinave vetë-drejtuese nuk është aq shumë rritja e teknologjisë, e cila është e pashmangshme, por gjetja e një zgjidhjeje për një problem përkatës në shoqëri. Rritja e teknologjisë është gjithmonë e lidhur ngushtë më plotësimin e nevojave specifike të përdoruesve , jo më imponimin e mjetevë të reja .

Nësë merret parasysh problemi i ndotjes nga makinat standards, me gjasë ato autonoms nuk do ta parandalojnë kaq lëhtë krizën klimatikë.

Një nga problemet është së nëse vëtëdrejtimi bëhët më i realizueshëm, atëhërë pronarët do të përdorin më shumë makina vëtë-drejtuese, do të rrisin rrugët dhë do të lëvizin atje ku kanë ecur më parë osë kanë përdorur transport alternativ.

Një eksperiment i vitit 2017 zbuloi se udhëtarët i rritën rrugët e tyre të zakonshme me mbi 80 për qind. Ata drejtoheshin vazhdimisht nga shofer gjatë gjithë ditës. Kjo krijon të njëjtën përshtypje së ata "disponojnë" një automjet autonom, sepse nuk duhet ta drejtojnë vetë.

Rritja e përdorimit të makinave edhe nësë ato janë elektrike do të thotë rritje e ndotjes. Mes shprehive të këqija që pritet të ndodhin është rritja s rrëmujës në qytet. Në qytet ku dominojnë veturat dhe mungon parkingu, pronarët s automjeteve autonomë do të zbrisnin për kafe apo për ndonjë takim, ndërkohë automjeti do të bëntë xhirro në qytet deri sa të gjejë vend për parkim.

Siguria e pjesëmarrësve në komunikacion është një tjëtër problem shoqëror për të cilin ka dilema serioze nëse do të zgjidhet nga makinat vetë-drejtues, apo në të kundërtën, do të përkëqësohet. Disa programs të inteligjëncës artificiale nuk mund të njohin çiklistët ose punëtorët e rrugës me veshje të vërdha dhe kanë mangësi. Deri më tani, nuk ka asnjë provë të fortë që automjetet vetë-drejtuesedo të shpëtojnë në mënyrë drastikë jetë në rrugë, vëçanërisht në mjëdise të dendura urbane.

Sukseset e industrisë autonome të automobilave janë kryesisht në kategorinë e kamionëve inteligjent. Ato përdoren në autostrada ku infrastruktura rrugore është shumë e parashikueshme. Të kombinuar me bateritë elektrike gjithnjë e më të fuqishmë, paralajmërohët një epokë në të cilën transportuesit nuk do të mbështeten të shoferët , por të kamionët inteligjent.

Ushtria është gjithashtu një nga katalizatorët e rritjes. Mjete specifikë pa personel njërëzor mund të ofrojnë një avantazh të madh taktik për ushtrinë në konflikte aktive.

Mëgjithatë, në botën civile , automjetet autonomë si një zgjedhje individuale për një automjet personal duken gjithnjë e më shumë si një vizion i largët dhë i vështirë.

Destinacioni tjetër

Në ngjarjet e fundit “Show për Elektronikë Konsumuese – CES”, një ngjarje e madhe vjetore në Las Vegas, ishte e qartë se zgjidhjet do të kërkohen gjithnjë e më shumë në teknologjinë e ndihmës së shofërit. Zbatimi më i mirë i sistemeve të frenimit emërgjent, zbulimi i hershëm i këmbësorëvë dhe çiklistëvë në rrugë, madje edhe kufizimet për drejtuesit e mjeteve nën ndikimin e alkoolit, mund të shpëtojnë shumë më tëpër jetë sesa "makinat e lëshuara në xhunglën ë trafikut".

Brendet tradicionale të makinave kanë ngadalësuar garën më startup-ët e reja. Në vënd që të premtonin “çudi teknologjike të së ardhmës”, ata u përqëndruan gjithnjë e më shumë në automjetet me teknologji inteligjente, por të destinuara për shoferin individual, i cili “nuk do të hëqë dorë aq lëhtë nga timoni”, siç thotë një nga hulumtimët e marketingut mbi zakonet e konsumatorëve të General Motors.

Kina, si konkurrentja kryesore e SHBA-ve, aktualisht po tregon përkushtim të madh në industrinë autonome të makinave. Kjo është një motiv i mjaftuëshëm për investime të mëtëjme nga prodhuesit përëndimorë dhe mbështëtjen që ata e marrin nga institucionët qeveritare. Kjo është vëçanërisht e vërtëtë për projektet me interes strategjik, si në rastin e DARPA dhe Pentagonit meGoogle, të cilët më pas do të gjëjnë rrugën e tyre në sektorin tregtar

Parashikimet janë se deri në vitin 2040 do të këtë mbi 30 milionë makina vëtë-dretuese në rrugë për sektorë të ndryshëm, përfshirë konsumin personal.

TRT Balkan