Në luftën teknologjike me Kinën, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa hapa në dekadat e fundit që ta pengojnë rritjen e Pekingut në sektorin teknologjik.
Washingtoni tashmë ka bllokuar Huawein nga tregu i 5G-së, vendosi sanksione ndaj një tjetër kompanie kineze të telekomunikacionit ZTE dhe detyroi kompaninë holandeze ASML që të mos dërgojë pajisjet për prodhimeve e çipave për kompanitë kineze.
Por, ligji i shpalosur nga presidenti Joe Biden më 7 tetor është më rigorozi pasi shkon përtej restriksioneve për transfere teknologjike ndaj ushtrisë së Kinës, si shkak primar shqetësimi për Washingtonin.
“Kontrollet e fundit të eksportit nga ShBA-ja targetojnë kryesisht personat në ShBA që punojnë si kompani gjysmëpërcjellëse në Kinë. Kët[ masa janë goditje e madhe sipas meje”, thotë dr Monique Chu, ligjëruese e politikave kineze në Universitetin e Southampton.
Që nga fillimi i vitete të 2000-ta, kompanitë gjysmëpërcjellëse të Kinës janë varur shumë në talentin e jashtëm, përfshirë edhe mërgimtarët e shkolluar në perëndim dhe inxhinierët nga Tajvani fqinj.
“Dhe shumë nga inxhinierët e kthyer kinezë dhe tajvanezë që punojnë në industrinë kineze kanë ose 'green card' të ShBA-së ose shtetësi të dyfishta”, tregon dr. Chu për TRT World.
Sipas kontrolleve të fundit të eksportit, shtetasit e ShBA-së, të pajisurit me 'green card' dhe rezidentët do të duhet të kenë licensë nga qeveria nëse duan të punojnë me kompanitë gjysmëpërcjellëse të Kinës në çfarëdo kapaciteti.
Kjo përfshin edhe shërbimet mbështetëse, punë rutinore që e ofrojnë kompanitë kur shesin çfarëdo produkti për klientin.
Ligjvënësit e ShBA-së e bënë të qartë se licensë e tillë ose leje nuk do të jepen, respektivisht kjo do t'i pengoj shtetasit dhe rezidentët amerikanë që të punojnë në Kinë.
Goditje në zemër
Kompanitë gjysmëpërcjellëse kineze tashmë një kohë të gjatë varen nga talenti i jashtëm për të konkurruar me kolegët perëndimorë si Intel dhe Qualcomm.
Korporata Ndërkombëtare Prodhuese Gjysmëpërcjellëse (SMIC) me bazë në Shangai, kontraktuesi më i madh për prodhimin e çipave në Kinë, ishte themeluar nga Richard Gang, një tajvanez-amerikan.
Në vitet e hershme, rreth 1/3 e inxhinierëve të SMIC-së ishin të huaj, përfshirë shumë amerikanë, shkruan dr Chu në librin e saj “Lufta aziatikolindore e çipave të kompjuterit”.
Para kufizimeve të fundit, zyrtarët e ShBA-së u fokusuan kryesisht në bllokimin e dizajnuesve dhe prodhuesve të çipave që prodhimet e tyre të mos ia shesin ushtrisë kineze.
Tani është vendosur një ndalim i përgjithshëm për shitjen e pajisjeve dhe mjeteve pa të cilat është pothuajse e pamundur të prodhohen çipa të avancuar, veçanërisht ato të nevojshme për aplikacionet e inteligjencës artificiale.
Washingtoni po përdor fuqinë e tij mbi zinxhirin global të furnizimit të gjysmëpërcjellësve për të ndaluar Kinën të përvetësojë aftësinë për të prodhuar çipa në nyjet prej 14 nanometra ose më gjerë.
Një nanometër është madhësia e një tranzistori, blloqet përbërëse të çipit – sa më e vogël madhësia, aq më shumë tranzistorë mund të futen në një çip, duke i bërë ata më efikas dhe më efektiv në raport me çmimin.
Liderët në tregun e qarkut të integruar si TSMC nga Tajvani tashmë kanë arritur aftësinë për të prodhuar çipa prej 5 nanometrave në nivel komercial. Ndërsa, me rregullat e reja, SMIC e Kinës do të përballet me vështirësi për të prodhuar çipa edhe prej 14 nanometrave.
“Kufizimet e fundit janë shumë më të gjera dhe ndalojnë kompanitë e pajisjeve kapitale amerikane, madje edhe ata offshore, që të shesin ose mirëmbajnë pajisjet në fabrikat kineze të çipave”, thotë Douglas Fuller, profesor në Shkollën e Biznesit në Kopenhagë dhe autor i “Tigra të letrës, dragonj të fshehur: firmat dhe ekonomia politike e zhvillimit teknologjik të Kinës”.
“Shtetet e Bashkuara po parandalojnë shitësit e mjeteve EDA që t'ua shesin firmave të dizajnit të çipave në Kinë që po dizajnojnë çipa të avancuar, si çipat e inteligjencës artificiale. Pa softuerin EDA, do të jetë shumë e vështirë të dizajnohen këto çipa.”
EDA ose Automatizimi i Dizajnit Elektronik i referohet planit të sofistikuar të procesit të prodhimit të çipave, duke përfshirë paraqitjen komplekse të qarkut të integruar. Asnjë çip nuk mund të prodhohet pa një EDA dhe vetëm një pjesë e vogël e kompanive, si Synopsys, specializohen në këtë fushë. Pothuajse të gjithë janë të vendosur në ShBA.
Në mënyrë të ngjashme, makinat e avancuara të fotolitografisë thelbësore për prodhimin e çipave moderne përdorin komponentë dhe teknologji të zhvilluara në ShBA. Kjo është një arsye pse Washingtoni e ka ndaluar ASML me bazë në Hollandë që të shesë pajisjet e saj të litografisë ekstreme ultravjollcë (EUVL) te firmat kineze.
Urgjenca për të vepruar buron nga frika se Amerika dhe aleatët e saj mund të mbeten prapa në garën për çipa të avancuar, të cilët do të fuqizojnë gjithçka, nga makinat e drejtuara vetë, superkompjuterët, qendrat e të dhënave deri te raketat hapësinore.
Në gusht, Biden nënshkroi Aktin CHIPS dhe Shkencë, duke premtuar miliarda dollarë subvencione për të bindur kompanitë si Samsung dhe TSMC për të hapur objekte prodhimi në ShBA.
Ndërkohë që ShBA-ja ka pasur kontrollin e proceseve të pasme – veglat, makineritë dhe kimikatet EDA – të kërkuara në fazat e ndryshme të prodhimit të gjysmëpërçuesve, prodhimi aktual është zhvendosur në Azi.
Për shembull NVIDIA, një gjigant për gjysmëpërçues, mbështetet në fabrikat e TSMC për prodhimin e GPU-ve të saj të fuqishme (njësive të përpunimit grafik).
“Të paktën në pesë vitet e ardhshme, do të jetë e pamundur (për Kinën) të anashkalojë këto sanksione për prodhimin e çipave nëse aleatët amerikanë, Japonia dhe Holanda, nuk sfidojnë ShBA-në”, thotë Douglas.
Por, si Tokio ashtu edhe Amsterdami kanë interesat e tyre për të mbrojtur dhe ka të ngjarë të respektojnë kufizimet e ShBA-së, thotë ai.