Kondicioneri i parë modern i ajrit për herë të parë u shpik më 21 korrik të vitit 1902 në Buffalo, Nju Jork. Por, qëllimi fillestar i kësaj pajisje nuk ishte freskimi i hapësirave ku qëndrojnë njerëzit. Shpikësi i kondicionerit të ajrit Willis Carrier, këtë e kishte bërë për nevojat e një fabrike të shtypit.
“Sistemi i parë modern i ajrit të kondicionuar nuk u krijua për t'i mbajtur njerëzit të freskët. Ai u instalua në fabrikën e shtypit Sackett & Wilhelms në Brooklyn për të trajtuar çështjet e lagështisë së verës që prekin shtypshkronjën. I instaluar në vitin 1902, shpikja e Carrier mbajti temperaturën dhe lagështinë e qëndrueshme në fabrikë, duke i mundësuar shtypshkronjës të funksionojë gjatë gjithë vitit pa probleme”, thuhet në biografinë e Carrierit.
Dy dekada më pas (në vitet e 20-ta), një seri instalimesh të kondicionerëve të ajrit u bënë në dyqanet e mallrave me qëllim për t’i mbajtur konsumtarët (klientët) të freskët dhe të rehatshëm gjatë ditëve të nxehta. Kjo ndihmoi në rritjen e shpejtë të biznesit të shitjes me pakicë. Dyqani i parë që instaloi kondicionerë të ajrit për nevojat e konsumtaroëve ishte J.L Hudson Company në Detroit. Aty u instaluan tre ftohës me peshë prej 195 tonë.
Një vendim të tillë më pas e ndërmorrën edhe shitësit në Seattle, Boston, Cincinnati, Dallas and New York City.
21 Kor 2022
Kush është “Baba i kondicionerëve të ajrit”?
Kondicioneri i parë i ajrit u shpik më 21 korrik të vitit 1902
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kina lançon IA për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla gjenetike
Modeli mund të tregojë menjëherë sëmundje të mundshme gjenetike të rralla ose kushte komplekse neuro-zhvillimore, duke ofruar gjithashtu rekomandime mjekësore, duke përfshirë departamente të specializuara për konsultime dhe ekzaminime të nevojshme.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.