Shqipëria rradhitet e para në EBA për adresimi i sulmeve kibernetike/      Foto: Linda Karcanaj/FB

Shqipëria ka triumfuar në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet çdo vit nga komunitetit global në menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike në botë.

Lajmin për këtë triumf të Shqipërisë e bëri të ditur drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila njoftoi në rrjetet sociale se Franc Zylyftari nga AKSHI dhe Adriano Lleshi dhe Ilir Daka nga AKCESK ia dolën që mes 113 shteteve pjesëmarrëse, të vlerësohen si më të mirët.

Eventi i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas saj, hyri në librin Guiness, për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Me qëllim bashkimin e Autoriteteve dhe Agjencive Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota, eventi konkurrues shërben për të vleresuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global”, u shpreh Karçanaj.

Eventi pati në fokus simulimin e skenarëve realë të sulmeve kibernetike për të testuar ekipet kombëtare duke vlerësuar performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

TRT Balkan / agjencitë