SpaceX lëshon në hapësirë 22 satelitë Starlink.     /Foto: SpaceX/X

Prodhuesi amerikan i anijeve kozmike dhe raketave SpaceX lëshoi 22 satelitë në hapësirë ​​në kuadër të projektit të rrjetit të internetit Starlink.

Sipas lajmit të faqes së internetit "Space.com", SpaceX lëshoi ​​raketën "Falcon 9" që mbante satelitët Starlink në orbitë të ulët nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kalifornia të ShBA-së.

Faza e parë e raketës "Falcon 9" u ul në platformën "Of Course I Still Love You" në Oqeanin Paqësor pas lëshimit.

Sipas postimit të SpaceX në llogarinë në platformën e mediave sociale X, 22 satelitë të transportuar nga "Falcon 9" u vendosën në orbitë brenda projektit Starlink.

Lançimi, videoja e të cilit u shpërnda në X, ishte misioni e 26-të i SpaceX në vitin 2024.

SpaceX synon të sigurojë qasje në internet në mbarë botën në kuadër të projektit Starlink.

TRT Balkan / agjencitë