Twitter akuzon Microsoftin për keqpërdorim të të dhënave.    / Foto: AA

Platforma e medias sociale Twitter akuzoi Microsoftin për përdorimin e të dhënave të saj pa leje.

Alex Spiro, avokati i pronarit të Twitterit, Elon Musk, ua përcolli letrën zyrtarëve të Microsoftit, duke potencuar shkeljet që Microsoft bëri duke nxjerrë informacione nga baza e të dhënave të Twitterit.

Në një letër drejtuar drejtorit ekzekutiv të Microsoftit, Satya Nadella, dhe Bordit të drejtorëve të kompanisë, ku thuhet se marrëveshja e Microsoftit me Twitterin ndalon abuzimin e tepërt, Spiro pohon se, pavarësisht këtyre kufizimeve, Microsofti vetëm në vitin 2022 përdori më shumë se 26 miliardë postime të Twitterit pa leje.

Spiro deklaroi se megjithëse Microsofti duhet të informojë Twitterin për qëllimin e përdorimit të të dhënave, ai nuk e bën këtë në 6 nga 8 ndërfaqet e programimit të aplikacioneve (API) që marrin informacione nga baza e të dhënave.

Duke thënë se që nga prilli, Microsofti ka të paktën 5 produkte që përdorin API-n e Twitter-it, Spiro tha: "Microsofti refuzoi të paguajë për akses të vazhdueshëm në API-t dhe përmbajtjen e Twitterit".

Zëdhënësi i Microsoftit, Frank Shaw, tha se Microsofti do të shqyrtojë pyetjet e përfshira në letër dhe më pas do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme.

Musk kishte shpërndarë më parë në faqen e tij në Twitter, duke akuzuar Microsoftin dhe partnerin e tij OpenAI për përdorimin e të dhënave të Twitterit "të paligjshme" për të zhvilluar sisteme të inteligjencës artificiale si ChatGPT dhe përfshinte shprehjen "koha për çështje gjyqësore".

AA