Në burgjet e Maqedonisë së Veriut ekziston trajtim jo human dhe nënçmues ndaj të burgosurve. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në prezantimin e raportit “Mekanizmi Parandalues Kombëtar për vitin 2021”, i cili tregon gjendjen në vendet e ndalimit - stacionet policore, burgjet, spitalet psikiatrike, tha se në burgun e Idrizovës, të burgosurit flen mes bubrrecave dhe milingonave.
Sa i përket gjendjes në burgun hetues në Shutkë, ai tha se ekziston problem serioz për vetë faktin se problemi me ujin në hapësirat e burgut mbetet i pazgjidhur nga viti 2013. Shqetësues siç tha ombudsmani Ziberi, po ashtu është mos parandalimi i përleshjeve mes të burgosurve.
“Vite me radhë gjendja në burgun e Idrizovës është nën standardet minimale. Në këtë institucion gjenden pothuajse gjysma e të burgosurve në vend. Gjatë kontrollit në këtë institucion konstatuam se në një hapësirë vendosen edhe nga 16 persona. Në hapësirë prej 16 m2, me tetë krevatë, qëndronin 16 të dënuar. Në hapësirë tjetër me 19 m2 ishin të vendosur 12 të dënuar. Pjesa dërmuese e hapësirave janë të papërshtatshme, tha ombudsmani Ziberi.
Problem shtesë të cilët e ka hasur kontrolli i Avokatit të Popullit në Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese, është trajtimi degraduese dhe sjellja jo e mirë e të punësuarve kundrejtë të burgosurve. Në tre prej tyre të dhënat e ombudsmanit flasin se të burgosurit janë frikësuar me maltretim fizik.
“Në burgun e Shkupit (Shutkë), shfrytëzohen hapësira të cilat janë të këqija, e për të cilat Mekanizmi Parandalues Kombëtar, vitin e kaluar dha udhëzime që të mos shfrytëzohen dhe të mbyllen. Hapësirat ku qëndrojnë personat e paraburgosur janë me lagështi, pa higjienë të duhur dhe me çeshme të prishura. Ata ankohen për mos qasje deri te uji. Për këtë arsye ujin e mbushin në shishe”, tha Ziberi.
Raporti në fjalë përmirësime të vetme ka regjistruar në burgun e Tetovës, ku thuhet se infrastruktura është rregulluar. Megjithatë, problemi këtu është realizimi i procesit edukativo- arsimor.
“Gati 58 për qind e fëmijëve në këtë institucion janë me diagnozë psikiatrike. Problemi më i madh qëndron se fëmijët kontrollohen nga institucine jashtë burgut, në prezencë të policisë së burgut, e cila e kufizon ndjenjën e besueshmërisë të këtyre të mbrojturve te psikiatri”, theksoi Ziberi.
Ndryshe, përmirëisim është hasur në burgjet tjera, por fatkeqësisht siç shtoi Ziberi, për shkak të shfrytëzimi të pakujdesshëm të hapësirave në burgun e Strumicës dhe atë të Shtipit, hapësirat janë rrënuar. Si problem i vecantë është paraqitur edhe cështja e kushteve ku janë të vendosur personat, kujdesi mjekësor, procesi i risocializimiz dhe procesi edukativ i të miturve. Mbingarkim të burgjeve është hasur në burgun e Idrizovës, Shtipit, Prilepit, atë të Shutkës dhe Manastirit.
24 Qer 2022
Burgjet në Maqedoninë e Veriut nuk ofrojnë trajtim dinjitoz
Sistemi penitenciar në Maqedonine e Veriut nuk në i plotëson standardet e duhura për kujdesin e të burgosur dhe atyre në paraburgim. Burgu më problematik llogaritet ai i Idrizovës, ku janë vendosur gjysma e të numrit të përgjithshëm të të burgosurve
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Simpozium ndërkombëtar i Medresesë "Meddah" për 100-vjetorin e saj
Simpoziumi organizohet nga Fondacioni për Studime Ballkanike (BSF) - Shkup, dhe Fondacioni për Hulumtime në Shkenca Islame, me mbështetjen e IBU-së, Myftinisë së Shkupit, Universitetit "29 Maj" nga Türkiye dhe Instituti i Lartë Islamik në Sofje.
Artikujt në këtë kategori
TIKA rinovon dhe pajis Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka riparuar dhe pajisur hapësirat arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke kontribuar në zhvillimin e turkologjisë në rajon.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.