Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova përcolli mesazhe mbështetëse për të gjitha hapat e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Ajo në vizitën dy ditore në Maqedoni, u prit me ceremoni solemne nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.
Duke theksuar se Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, presidentja sllovake Çaputova tha se të dy vendet kanë histori të përbashkët dhe se marrëdhëniet e shkëlqyera aktuale dypalëshe janë një bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski nënvizoi se kjo vizitë konfirmon trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me Sllovakinë, aq më tepër që realizohet kur tashmë ka filluar procesi ynë i anëtarësimit në BE.
Duke thënë se me Çaputova-n kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit rajonal, presidenti Pendarovski shtoi se ka biseduar edhe për sigurinë e kontinentit, për luftën në Ukrainë dhe për pasojat e krizës.
7 Sht 2022
Çaputova: Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë histori të përbashkët
Duke kujtuar se Sllovakia e ka kaluar procesin e anëtarësimit në BE, Çaputova tha se do të vazhdojnë me mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
AA
Lajme të ngjashme
Maqedonia e Veriut po përkujton 81-vjetorin e Luftës Nacionalçlirimtare
Në urimet e tyre për qytetarët, kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi theksuan se shteti gjatë historisë ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se lufta antifashiste duhet të jetë frymëzim.
Artikujt në këtë kategori
Maturantët në Shkup me protesta paralajmërojnë bojkot të maturës shtetërore
Me arsyetimin se gjatë shkollimit të mesëm kanë qenë dëshmitarë të ndërprerjeve të mësimit ose ndjekjes së mësimit onlajn shkaku i pandemisë, maturantët e shkollave të mesme kërkojnë shkurtimin e materialit për provimin e maturës shtetërore.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.