Një pjesë e të pranishmëve rreth orës 20:00 e kaluan dhunshëm kordonin e policisë dhe u futën në oborrin e Qeverisë. Brohoritjet e tyre ishin "dorëheqje, dorëheqje", "të huajën nuk e duam, tonën nuk e japim", "Jo për BE", "Ultimatum, jo falenderit". Kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë ishin që mos t'a pranoj propozimin francez. Mbrëmë ishte nata e tretë e mbajtjes së protestave në Shkup. Dy protestat gjatë fundjavës ishin të qeta.
Mbrëmë një pjesë e të pranishmëve filloi të hedh sende të ndryshme drejtë objektit të Qeverisë. Për këtë arsye ndodhi edhe kontakti i afërt me policinë.
Kontakt të ngjashëm mes protestuesve dhe policisë pati në afërsi të Kuvendit, por pa u shkaktuar incidente serioze.
Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ftoi në mbajtjen e protestave masive me arsyetimin se Qeveria planifikon t'a pranoj propozimin francez
Paraprakisht ai deklaroi se vendit nuk i duhet Evropa, nëse populli maqedonas duhet të asimilohet.
"Do të presim, nëse Evropa nuk është e gatshme të na pranoj neve, maqedonasve të civilizuar, në mënyrë dinjitoze dhe të civilizuar atje ku e kemi vendin, në Evropë, do të presim kur të vijnë njerëz cilët do t'a kuptojnë atë që ne sot duam t'a themi, e ajo është Maqedonia para dhe mbi të gjitha, identiteti maqedonas para dhe mbi të gjitha", theksoi Mickoski, në ditën e parë të protestave.
Sipas tij, propozimi i përmban të gjitha kërkesat bullgare në pjesën e gjuhës, historisë dhe identitetit.
Më 30 qershor deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme, nga presidenca franceze arriti propozimi i ri, me çka filloi procesi konsultativ brenda Qeverisë, pastaj me Presidentin e vendit, mediat, sektorin civil dhe opozitën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp më 1 korrik deklaroi se propozimi i ri i përfshinë vërejtjet dhe qëndrimet e qarta të palës maqedonase, gjegjësisht ai parasheh qartë dhe pa dyshim njohjen e gjuhës maqedonase, si dhe kërkesën që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, vlerësoi se me propozimin e ri është gjetur zgjidhje kompromisi për të dy palët.
Propozimi francez është dokument i cili duhet të sjell largimin e vetos bullgare e cila është vendosur për dy vite në rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së.