Dy vatra zjarri në Maqedoni të Veriut ende janë aktive, kurse shtatë janë vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarret janë aktive në komunat Makedonski Brod dhe në Studeniçan. Sipas QMK-së, në Makedonski Brod zjarri është në fshatrat Tazhevë dhe Breznicë dhe në Jasen po digjet një pyll me pisha. Ndërsa në komunën e Studeniçanit zjarri është në fshatin Batinci afër vendit të quajtur Dreshnicë dhe po digjet një pyll i përzier.
“Nën kontroll janë zjarret në Makedonski Brod - fshati Sllatinë (bimësia e ulët). Komuna e Demir Hisarit dhe Komuna e Ohrit: Ilinska Pllanina, zjarri është aktiv në afërsi të fshatit Brejani, Ohër.
Në komunën Petrovec - fshati Gradmanci - Divlje (vegjetacion i ulët). Komuna e Dibrës - mbi fshatrat Gorno Kosovrasti - Rajçicë - Tatar Elevci (pyll me kërcell të ulët, gjemba dhe bimësi të ulët). Komuna e Ohrit: Galiçica (bimësia me kërcell të ulët). KoPlasnicëslasnicës - fshati Plasnicë (zjarr i shuar) - fshati Latovë (tymi, pylli i degraduar) dhe Komuna e Dellçevës - Deponia Dellçevë (mbeturinat)”, thotë QKM-ja. Nga dje janë shuar 37 zjarre në lokacione si Prilep, Studeniçan, Kërçovë, Saraj, Gazi Babë (Deponia e Vardarishte), Koçan, Gjevgjeli, Gostivar, Kriva Pallankë, Makedonski Brod, Krushevë (deponia e qytetit), Tearcë, Tetovë, Haraçinë, Kisella Vodë, Butel (pranë nënstacionit MEPSO); Petrovec, Makedonska Kamenica, Strumicë, Staro Nagoriçan, Likovë, Kumanovë, Veles dhe Çashkë.