Qoftë kriza energjetike, apo ajo ekonomike nuk ishin shkak që të kthehet në jetë transporti hekurudhor. Përkundrazi, transporti hekurudhor në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shënoj rrënie për numrin e udhëtarëve të transportuar në nivel vjetor.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, thonë se në vitin 2021 me tren kanë udhëtuar 252 mijë udhëtar. Ky numër është më i ulët edhe se ai i vitit të fillimit të pandemisë kur me tren kanë udhëtuar 253 mijë udhëtar, dhe është rezultati më i keq në historinë e Hekurudhave të Maqedonisë.
Udhëtimi me tren dikur ishte një domosdoshmëri e madhe për shkak të pranisë së paktë të mjeteve të tjera të transportit, por ishte edhe kënaqësi për shkak të rehatisë që ofronte transporti hekurudhor. Sot, kjo pamje në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar.
Në epokën e përdorimit masiv të makinave dhe linjave të rregullta të autobusëve, të cilat dukshëm janë më të shpejtë dhe më të rregullt se trenat, transporti hekurudhor ka mbetur alternativa e fundit për të cilën qytetarët vendosin.
Rrjeti hekurudhor në Maqedoninë e Veriut ka 699 kilometra binarë të hapur, 226 kilometra binarë stacioni dhe 102 kilometra binarë industrial.
Tre herë më pak pasagjerë në 10 vjet
Këtë e tregojnë statistikat. Në pak më pak se 10 vjet, numri i udhëtarëve në trafikun hekurudhor në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për tre herë.
Në vitin 2011, gjithsej 1.4 milionë pasagjerë udhëtuan me tren. Në vitet në vijim numri shënoi rënie, kështu që në vitin 2014 numri i pasagjerë ra në 803.111.
Në vitin 2015 numri u rrit në 1 milion pasagjerë dhe që nga ajo kohë sërish është regjistruar një prirje rënëse. Në vitin 2019 me trena udhëtuan 550 mijë pasagjer, ndërsa vitin e kaluar, ndër të tjera për shkak të pandemisë COVID-19, ky numër u përgjysmua në 253.058 pasagjerë.
Cilat janë arsyet e zvogëlimit të numrit të udhëtarëve?
Pandemia nuk ësthë shkaku i vetëm i zvogëlimit të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor. Numri i paktë i trenave që qarkullojnë, ndalesat e shpeshta për shkak grevave që organizohen në Hekurudhat e Maqedonisë, vonesa e trenave, por edhe vërejtjet e shumta të qytetarëve për shfuqizimin e vendimit për biletat pa pagesë, janë vetëm një pjesë e shumë arsyeve të cilët ndikojnë negativisht mbi transportin hekurudhor.
Hekurudhat në BE kthehen në periudhën e para pandemisë
Për dallim nga rrënia e numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, në vendet e BE-së, ky lloji i transportit shënon kthesë si në periudhën e para pandemisë. Të dhënat statistikore të EUROSTA-it, flasin se në kuartalin e parë të vitit 2021 është rritur numri i udhëtarë në krahasim me vitin 2020. Rritja më të madhe prej 45 për qind është regjistruar në Slloveni.
Po ashtu bazuar në këto të dhënave thuhet se në njëzet shtete anëtare të BE-së është rritur udhëtimi me tren.
Për dallim nga viti 2020, vitin e kaluar me tren në Greqi kanë udhëtuar 28 mijë udhëtar më shumë. Ndërkohë, për Bullgari 225 mijë udhëtar më tepër.
Ndryshe në Bashkimin Evropian (BE) viti 2021 është shpallur viti i trafikut hekurudhor. Arsyeja kryesore për këtë masë të liderëve evropianë është se trenat janë mjetet më miqësore me mjedisin për transportin masiv të pasagjerëve. Sipas Komisionit Evropian, hekurudha ka peshën më të ulët në emetimin e gazeve serrë në atmosferë, të cilat janë arsyeja kryesore e rritjes së temperaturës mesatare të Tokës.
Rrjeti hekurudhor në Maqedoninë e Veriut ka 699 kilometra binarë të hapur, 226 kilometra binarë stacioni dhe 102 kilometra binarë industrial.