Pozicioni në të cilën gjendemi është shumë më i favorshëm për ne. Strategjia po jep rezultate. Propozimi i ka përfshirë vërejtjet tona dhe qëndrimet e qarta, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencë e sotme për shtyp të Qeverisë lidhur me propozimin e ri francez për largimin e vetos nga Bullgaria, për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Sipas kryeministrit Kovaçevski, propozimi parasheh pranim të qartë dhe pahamendje të gjuhës maqedonase, si dhe protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.
“Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin e qëndrimit serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror për mundësinë e cila i hapet vendit tonë. Mendoj se janë fundosur të gjitha pretendimet e rreme të dhëna në forma të ndryshme. Si Qeveri, ne u jemi përmbajtur qëndrimeve shtetërore në raport me negociata me Bullgarinë në çdo aspekt”, tha Kovaçevski, pas takimit me partnerët e koalicionit, i cili theksoi se ka kaluar në një atmosferë konstruktive dhe shtetërore.
Vallë propozimi do të vendoset në referendum për t’u dëgjuar qëndrimi i qytetarëve, kryeministri Kovaçevski, u përgjigjë se procesi do të zhvillohet në kuadër të institucioneve. Ai i bëri thirrje opozitës të kenë raport shtetërore dhe përgjegjës.
Për liderit e opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, propozimi francez është i njëjti të cilin Qeveria e refuzoi ditë më parë. Sipas Mickoskit, propozimi i përmban të gjitha kërkesat e Bullgarisë në pjesën e gjuhës, historisë dhe identitetit. Ai bëri thirrje që nesër para Qeverisë të protestohet.
Zëvendëskryeminstri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se korniza negociuese nuk do të ngarkohet me çështje historike të lidhura me kontestin me Bullgarinë.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se propozimi francez është pako që përmbanë komponentë bilaterale dhe evropiane. Sipas tij nëse Qeveria e miraton pakon, ai mundet menjëher ta organizon nënshkrimin e protokollit.
Njëherit nga sot fillojnë konsultimet me parnterët e koalicionit në Qeveri, presidentin, opozitën, sektorin civil dhe mediat.
Qeveria dokumentin e propozimit të ri francez e ka vendosur në faqen e saj zyrtare.
1 Kor 2022
Kovaçevski: Gjuha maqedonase qartë pranohet me propozimin francez
Strategjia e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po jep rezultate. Propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është shumë më i favorshëm
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Simpozium ndërkombëtar i Medresesë "Meddah" për 100-vjetorin e saj
Simpoziumi organizohet nga Fondacioni për Studime Ballkanike (BSF) - Shkup, dhe Fondacioni për Hulumtime në Shkenca Islame, me mbështetjen e IBU-së, Myftinisë së Shkupit, Universitetit "29 Maj" nga Türkiye dhe Instituti i Lartë Islamik në Sofje.
Artikujt në këtë kategori
TIKA rinovon dhe pajis Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka riparuar dhe pajisur hapësirat arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke kontribuar në zhvillimin e turkologjisë në rajon.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.