Në nivel të shtetit, në Maqedoni të Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 vatra zjarri, prej të cilëve 10 janë ende aktive, një është vënë nën kontrollë dhe 20 vatra zjarri janë shuar plotësisht, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Me qëllim shuarjen e suksesshme të zjarrit që ka ndodhur dje (e hënë), në orët e paraditës, në territorin e komunës së Staro Nagoriçanit, në atarin e fshatit Çellopek, në koordinim me Shtabin për Menaxhimin e Krizave, herët në mëngjes (23.07.2024) vullnetarët e Kryqit të Kuq ngritën një pishinë në afërsi të vatrës së zjarri, i cili është mbushet me ujë nga lumi i afërt Pçinja dhe më pas helikopteri furnizohet.
“Kështu heliktopteri bën më tepër rrotullime dhe hedh shumë më shumë ujë në pikat e zjarrit sesa nëse do të fluturonte dhe do të mbushej me ujë nga burimi më i afërt ekzistues i ujit. Thellësia e lumit Pçinjë nuk mjafton që helikopteri të mbushë ujë direkt prej tij”, thotë QMK-ja.
Ndryshe, të reshurat e shiut gjatë ditëve të kaluara kontribuan që një pjesë e zjarreve të lokalizohen dhe të vihen nën kontroll.