Nënshkruhet memorandum për integrim ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.   / Foto: OSCE Mission to Skopje

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl, nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në arsim dhe për projektin “Ndërtimi i urave të reja”, i cili ka të bëjë me integrimin ndëretnik.

Pas nënshkrimit, Shaqiri tha se integrimi ndëretnik, respekti dhe mirëkuptimi janë parakusht për ndërtimin e një ambienti të rehatshëm dhe të këndshëm shkollor, veçanërisht në një vend multietnik si yni.

Better Education for Children – Today, our Head of Mission, Ambassador Kilian Wahl, and the Minister of Education and...

Posted by OSCE Mission to Skopje on Wednesday, February 1, 2023

“Partneriteti ynë parashikon aktivitete të përbashkëta për zbatimin e projektit “Ndërtimi i urave të reja”, përfitimet e të cilit i ndiejnë nxënësit, familjet dhe mësuesit e tyre. Të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe fetare, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet aktiviteteve të shumta kurrikulare dhe jashtëshkollore”, deklaroi Shaqiri

Sipas tij, ata së bashku studiojnë, shoqërohen dhe krijojnë miqësi, nderojnë traditën, zakonet fetare dhe kulturore.

“Politikat tona arsimore janë në atë drejtim, vetëm me respekt dhe bisedë të ndërsjellë mund të jemi të sigurt se gjeneratat e ardhshme do të jenë njerëz më të suksesshëm dhe më të mirë, vazhdoi Shaqiri.

Ai shtoi se Misioni i OSBE-së ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndryshimin e sistemit arsimor dhe qasjes ndaj arsimit, sepse tani, tha ai, të rinjtë e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, bashkëpunojnë dhe nuk shohin armiqësi ndaj komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare.

Shefi i misionit të OSBE-së Kilian Wahl theksoi se memorandumet e reja mes MASh-it dhe OSBE-së krijojnë një kornizë për arsimin e integruar dhe ndërkulturalizmin në vend.

“Kjo nënkupton bashkëpunim të mëtutjeshëm për pilotprogramin për arsim dygjuhësh në shkollat ​​e Shkupit, i cili është iniciuar nga Qyteti i Shkupit. Programi mbulon një mijë nxënës dhe 50 mësues në tetë shkolla të qytetit. Vlen të zgjerohet ky program dhe për këtë po e vazhdojmë bashkëpunimin, tha Wahl.

Memorandumi i dytë i mirëkuptimit i referohet projektit “Po ndërtojmë ura të reja” që nënkupton për dhënien e granteve shkollave publike në vend për të mbajtur mësimdhënien me shkollat ​​partnere.

“Projektet e përbashkëta ofrojnë mundësi që shkollat ​​në gjuhë të ndryshme të punojnë së bashku dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë kohezionin social në vend”, shtoi shefi i Misionit të OSBE-së.

Wahl theksoi se memorandumet e mirëkuptimit që Misioni i OSBE-së në Shkup i nënshkroi sot me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës janë në përputhje me moton e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në: “Fjala është për njerëzit”.




TRT Balkan / agjencitë