Tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gjatë ekskursionit në Istanbul me agjencinë turistike “Besa Trans” ka hyrë në procedurë gjyqësore. Prokuroria e Shkupit sot Gjykatës Penale të Shkupit i ka dorëzuar propozimakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për vepër penale të vazhdueshme “falsifikim i dokumenteve”.
“I akuzuari 41-vjeçar, si menaxher i personit juridik nga Rahçeja, duke përfituar nga e njëjta marrëdhënie e përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet shoferëve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura me kohën dhe e ka përdorur si një dokument publik të vërtetë fals - Certifikatë nga licensa për kryerje të transportit publik në trafikun rrugor ndërkombëtar. Një licensë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar asnjëherë nga Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve, ndërsa menaxheri dokumentin fals të përgatitur ua ka dhënë shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror”, thotë Prokuroria e Shkupit.
Hetimet për këtë rast tragjik kanë vërtetuar se për një periudhë 10-mujore autobusi me dokumente të falsifikuara e ka kaluar kufirin shtetëror më shumë se 20 herë.
Procesi gjyqësor për tragjedinë në Bullgari pritet të caktohet pasi propozimakuza e Prokurorisë së Shkupit të marrë dritë jeshile nga Gjykata Penale e Shkupit.
Më 23 nëntor të vitit të kaluar në afërsi të Sofjes në Bullgari, një autobus me targa të Shkupit u përfshi nga flakët, me çka humbën jetën shumë gra dhe fëmijë. Pjesa dërmuese e viktimave ishin banorë të Shkupit dhe të rrethinës.
5 Sht 2022
Ngrihet akuzë kundër pronarit të “Besa Trans” për tragjedinë në Bullgari
Hetimet e Prokurorisë së Shkupit kanë zbuluar se autobusi i cili u përfshi nga flakët nëntorin e kaluar në Bullgari, 20 herë e kishte kaluar kufirin shtetëror të Maqedonisë së Veriut me dokumente false.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Artikujt në këtë kategori
TIKA rinovon dhe pajis Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka riparuar dhe pajisur hapësirat arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke kontribuar në zhvillimin e turkologjisë në rajon.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.