Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të përforcuara me ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova pas më shumë se 24 orë kërkimi në lumin Lepenc kanë gjetur veturën dhe tre trupat e pajetë të shtetasve kosovarë të cilët ranë dje pas një aksidenti komunikacioni në rrugën Shkup-Bllacë.
Lajmin për gjetjen e trupave të pajetë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me çka theksuan se paraprakisht është arrestuar shoferi i automjetit "Folkswagen Touran", i cili dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.
Ndryshe, nga ky aksident i rëndë komunikacioni ka arritur të mbijetojë pasagjeri i katërt në veturën me targa të Kosovës.
18 Qer 2023
Nxirren trupat e pajetë të shtetasve kosovarë nga lumi Lepenc në Shkup
Aksioni i kërkim-shpëtimit i ekipeve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës zgjati më shumë se 24 orë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Maqedonia e Veriut po përkujton 81-vjetorin e Luftës Nacionalçlirimtare
Në urimet e tyre për qytetarët, kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi theksuan se shteti gjatë historisë ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se lufta antifashiste duhet të jetë frymëzim.
TIKA furnizon me pajisje teknike RTM-në dhe Arkivin Shtetëror të RMV-së
Në rastin e parë mbështetja e TIKA-s ka qenë në studion, pajisjet teknike dhe mbështetjen të softuerit të Radion Televizionit të Maqedonisë. Gjithashtu me pajisje teknike nga ana e TIKA-s është furnizuar edhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Artikujt në këtë kategori
Maqedoni e Veriut: Türkiye partneri më i besueshëm, bie besimi tek BE-ja
Anketa e re e IRI-t në Maqedoninë e Veriut e nxjerr sërish Türkiyen si partner më të besueshëm për qytetarët. Besimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut te Türkiye po rritet vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa po bie më tej besimi te BE-ja.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore