Në rajonin e Vallandovës në Maqedoninë e Veriut u organizua ceremonia e hapjes zyrtare të Festivalit të 30-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”. Në ceremoninë e organizuar në fshatin Çallaklli morën pjesë ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Komunës së Vallandovës Pero Kostadinov, kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke (TDP) Beycan İlyas, si dhe përfaqësues të festivalit, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase dhe qytetarë të shumtë. Në festival u performuan valle popullore nga ansamble nga Türkiye dhe vendet e Ballkanit. Po ashtu, interesim të madh tërhoqi edhe mundja tradicionale. Në kuadër të programit u shpërndanë mirënjohje për individët dhe institucionet që kontribuuan në organizimin e festivalit, si dhe u vizitua ekspozita e ngritur në shkollën e fshatit. Festivali, i cili filloi më 5 maj dhe mbështetet nga shumë institucione dhe organizata, si dhe nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Türkiyes, do të përfundojë nesër.
6 Maj 2023
Organizohet Festivali i 30-të Pranveror "Hidrellez" në Maqedoninë e Veriut
Pjesë e festivalit ishin edhe vallet popullore nga ansamble të Türkiyes dhe vendet e Ballkanit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Maqedonia e Veriut po përkujton 81-vjetorin e Luftës Nacionalçlirimtare
Në urimet e tyre për qytetarët, kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi theksuan se shteti gjatë historisë ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se lufta antifashiste duhet të jetë frymëzim.
TIKA furnizon me pajisje teknike RTM-në dhe Arkivin Shtetëror të RMV-së
Në rastin e parë mbështetja e TIKA-s ka qenë në studion, pajisjet teknike dhe mbështetjen të softuerit të Radion Televizionit të Maqedonisë. Gjithashtu me pajisje teknike nga ana e TIKA-s është furnizuar edhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore