Pendarovski në Çeki, takon homologun Pavell / Foto: AA

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, takoi presidentin çek, Petr Pavel.

Në konferencën për media, Republika Çeke për vite me radhë ka qenë një partner i rëndësishëm dhe i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, në OSBE dhe në tri vitet e fundit në Aleancën e NATO-s.

“Ne pajtohemi me Presidentin Pavel se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimi i tij demokratik, varen nga perspektiva evropiane, e cila është arsyeja pse Bashkimi Evropian duhet të rrisë praninë e saj në rajonin tonë për të ruajtur besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shtoi ai.

Pendarovksi informon se në takim janë shkëmbyer mendime, jo vetëm për situatën e brendshme politike në të dyja vendet, por edhe për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Evropa.

“Në kuadër të saj, diskutuam për pushtimin rus të Ukrainës, bashkëpunimin tonë në aleancën e NATO-s, si dhe aktivitetet që ne si kryesues të OSBE-së i ndërmarrim në funksion të sigurisë së përgjithshme evropiane”, theksoi ai.

Ndër të tjerash, Pendarovski tha se, përveç bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të shkëlqyera politike, kanë konstatuar se në 6-7 vitet e fundit ka pasur progres të vazhdueshëm ekonomik dhe rritje të tregtisë.

“Pritjet tona janë që sektori i energjisë, infrastruktura e transportit, sektori i IT-së, bujqësia, industria ushqimore, si dhe mbrojtja e mjedisit, të jenë prioriteti ynë i përbashkët në të ardhmen, si fusha në të cilat kemi potencial të gjerë për intensifikimin e bashkëpunimit", shtoi Pendarovski.

AA