Autoritet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut në burgun e Idrizovës kanë zbuluar një tunel i cili është menduar të shfrytëzohet për arratisjen e disa të burgosurve për vepra të rënda penale.
"Pas pranimit të informacioneve se një grup prej më së paku tetë personave të dënuar, të cilët vuajnë dënime me burg nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm planifikojnë të arratisen nëpërmjet grryerjes së tunelit, MPB-ja realizoi aktivitete për vërtetimin e informacioneve dhe e njoftoi Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanskioneve", thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut.
Ky aksion i policisë, siç njofton MPB-ja, është realizuar në koordinim me Byronë për Siguri Publike dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare.
21 Mar 2023
Policia zbulon tunelin për ikje nga burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se pjesë e këtij skenari ka qenë një grup prej më së paku 8 të dënuar nga burgu i Idrizovës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Maqedonia e Veriut po përkujton 81-vjetorin e Luftës Nacionalçlirimtare
Në urimet e tyre për qytetarët, kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi theksuan se shteti gjatë historisë ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se lufta antifashiste duhet të jetë frymëzim.
TIKA furnizon me pajisje teknike RTM-në dhe Arkivin Shtetëror të RMV-së
Në rastin e parë mbështetja e TIKA-s ka qenë në studion, pajisjet teknike dhe mbështetjen të softuerit të Radion Televizionit të Maqedonisë. Gjithashtu me pajisje teknike nga ana e TIKA-s është furnizuar edhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore