Kafja është një nga pijet më të pëlqyera në botë dhe në Ballkan është pothuajse e pamundur të imagjinohet një mëngjes pa erën e kafes.
Përveç kësaj, ka të dhëna statistikore që tregojnë pa mëdyshje se kafja e Balakot ka një traditë të gjatë dhe është një kënaqësi e vërtetë për të gjithë.
Faqja e specializuar e statistikave “World of statistics” në profilin e saj në rrjetin social X (ish-Twitter) ka publikuar së fundmi listën e vendeve në të cilat konsumohen më shumë kilogramë kafe për frymë në vit.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të publikuara, pinë 3,6 kilogramë kafe në vit, duke i vendosur kështu në vendin e 18-të në ranglistë.
Sipas këtyre statistikave, Finlanda është në vendin e parë, ku pihet deri në 9,6 kilogramë për banor në vit. Më pas vijon Norvegjia me 7,2 kilogramë, Holanda me 6,7 kg, Suedia me 6,5 dhe Sllovenia me 6,1 kilogramë.
Mesatarja botërore: Dy kilogramë kafe në vit për banor
Në dhjetëshen e parë është edhe Austria, ku banorët pinë 5,5 kilogramë në vit. Pasojnë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, me rreth 5 kilogramë kafe të konsumuar në vit për çdo banor.
Vendin e fundit në këtë listë e zë Nigeria me 0,03 kilogram kafe. Mesatarja botërore është dy kilogramë kafe për frymë në vit
2 Tet 2023
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pinë 3,6 kilogramë kafe në vit
Faqja e specializuar e statistikave “World of statistics” në profilin e saj në rrjetin social X (ish-Twitter) ka publikuar së fundmi listën e vendeve në të cilat konsumohen më shumë kilogramë kafe për frymë në vit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Maqedonia e Veriut po përkujton 81-vjetorin e Luftës Nacionalçlirimtare
Në urimet e tyre për qytetarët, kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi theksuan se shteti gjatë historisë ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se lufta antifashiste duhet të jetë frymëzim.
TIKA furnizon me pajisje teknike RTM-në dhe Arkivin Shtetëror të RMV-së
Në rastin e parë mbështetja e TIKA-s ka qenë në studion, pajisjet teknike dhe mbështetjen të softuerit të Radion Televizionit të Maqedonisë. Gjithashtu me pajisje teknike nga ana e TIKA-s është furnizuar edhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Artikujt në këtë kategori
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore