Kancelari gjerman Olaf Scholz, përmes në letre publike i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut, që t’a pranoj propozimin francez, duke theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi rruga e anëtarësimit nuk do të jetë e lehtë.
"Ne duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Dua të jem plotësisht i sinqertë me ju: edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë pengesa të tjera që do të duhet të kapërcehen. Por unë ju them gjithashtu: Së bashku do të zotërojmë detyrat që na presin. Sepse ne dëshirojmë që ju të jeni anëtar i BE-së”, shkruan kancelari Scholz.
Tutje, në letër ai shkruan se i kupton dyshimet në Maqedoninë e Veriut, për atë se vallë ky hapë do të çelë rrugën për hyrjen në BE.
“Të gjithë e dimë se kompromiset ndonjëherë nënkuptojnë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromise – ditë për ditë. Por jam plotësisht i bindur se edhe kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të forte”, thotë Scholz.
Më 30 qershor deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme, nga presidenca franceze arriti propozimi i ri, me çka filloi procesi konsultativ brenda Qeverisë, pastaj me Presidentin e vendit, mediat, sektorin civil dhe opozitën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp më 1 korrik deklaroi se propozimi i ri i përfshinë vërejtjet dhe qëndrimet e qarta të palës maqedonase, gjegjësisht ai parasheh qartë dhe pa dyshim njohjen e gjuhës maqedonase, si dhe kërkesën që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, vlerësoi se me propozimin e ri është gjetur zgjidhje kompromisi për të dy palët.
Partia më e madhe opozitare në bllokun maqedon VMRO-DPMNE, e shoqëruar nga partia “E Majta”, për më shumë se dhjetë ditë organizojnë protesta në Shkup. Javën e kaluar protestat eskaluan në përleshje ndëretnike mes protestuesve dhe qytetarëve shqiptar.
11 Kor 2022
Scholz: Duam që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së
Kompromiset ndonjëherë nënkuptojnë lëshime të dhimbshme, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz, në letrën e publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup. Por, ai thekson se Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromise – ditë për ditë
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Simpozium ndërkombëtar i Medresesë "Meddah" për 100-vjetorin e saj
Simpoziumi organizohet nga Fondacioni për Studime Ballkanike (BSF) - Shkup, dhe Fondacioni për Hulumtime në Shkenca Islame, me mbështetjen e IBU-së, Myftinisë së Shkupit, Universitetit "29 Maj" nga Türkiye dhe Instituti i Lartë Islamik në Sofje.
Artikujt në këtë kategori
TIKA rinovon dhe pajis Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka riparuar dhe pajisur hapësirat arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke kontribuar në zhvillimin e turkologjisë në rajon.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.