Në Shkup është mbajtur protestë në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez.
Në protestën e organizuar nga një grup qytetarësh para ndërtesës së Qeverisë kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë të grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në vend.
Demonstruesit kritikuan votën "abstenuese" të Maqedonisë së Veriut për një projektrzolutë për një "armëpushim të menjëhershëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm humanitar" në Gaza në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 tetor, duke e përshkruar atë si të turpshme dhe çnjerëzore.
“Lufta në Palestinë duhet të përfundojë. Nuk duhet të mjaftojë një armëpushim, por duhet gjetur një zgjidhje e përhershme nga e cila do të përfitojnë jo vetëm palestinezët, por edhe populli izraelit”, tha aktivisti Zdravko Saveski.
Demonstruesit brohorisnin slogane si "Liri për Palestinën", "Izraeli është terrorist", "Ndal dhunën", "Ndal luftën", "Vrasës", "Fund aparteidit".
Për më tepër, demonstruesit mbanin pankarta që shkruanin në gjuhët maqedonase, shqipe dhe angleze "Liri për Palestinën", "Stop vrasësit e foshnjave", "Pas Srebrenicës, ju thatë “kurrë më". Turp për botën”, “Stop gjenocidit”, “Armëpushim urgjent”.
Në kuadër të protestës, pjesëmarrësve përmes altoparlantëve iu lëshuan këngë paqeje në arabisht dhe hebraisht, si dhe u recituan këngë për Palestinën.
Protesta ku u morën masat e sigurisë nga një numër i vogël policësh përfundoi pa incidente.