Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut furnizohet me pajisje teknike nga TIKA.     Foto: AA

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka mbështetur kanalin e bashkësive etnike në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM) dhe Arkivin e Maqedonisë së Veriut.

Në rastin e parë mbështetja e TIKA-s ka qenë në studion, pajisjet teknike dhe mbështetjen të softuerit. Gjithashtu me pajisje teknike nga ana e TIKA-s është furnizuar Departamenti i Arkivit të Periudhës Osmane pranë Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik tha mbështetja ndaj RTM-së duhet të shihet si një dhuratë e Republikës së Türkiyes, duke theksuar se janë të nderuar dhe krenarë që ndajnë mundësitë dhe burimet që kanë në dispozicion.
Ai tha se do të bëjnë gjithçka që ky unitet dhe respekt mes dy vendeve dhe kombeve të vazhdojë të rritet përmes këtij kanali komunikimi, siç tha ai, ashtu siç ka qenë në të kaluarën.
"Historia jonë vazhdon praninë me gjuhën tonë. Ne kemi ekzistuar deri më sot me gjuhën dhe identitetin tonë. Kjo vlen për komunitetin boshnjak, komunitetin rom, komunitetin turk, vlen për të gjitha komunitetet. Ne duhet të respektojmë gjuhën tonë. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Si shprehje e këtij respekti, sot si institucioni i zhvillimit të shtetit të Republikës së Türkiyes kemi kontribuar në formimin e një studioje të tillë", shtoi ai.

Kryeredaktori i kanalit dokumentar pranë RTM-së, Eran Hasip, tha se falë tyre (TIKA-s), zyrat e tyre u pajisën me kompjuterë.

“Më parë rinovuan edhe një studio tjetër. TIKA në 10-15 vitet e fundit gjendet pranë nesh me bashkëpunime që do të jenë shumë të dobishme për institucionin tonë, që do të gjejnë sadopak një zgjidhje për problemet tona teknike. Çdo herë kemi ndier mbështetjen e Republikës së Türkiyes", tha Hasip.
TIKA mundësoi instalimin e një ekrani LED duke bërë dekorimin e brendshëm të studios së kanalit 4 të RTM-së, si dhe një mikser zëri dhe softuer me të cilin mundësoi një mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës teknike kanalit të transmetimit për grupet e pakicave, përfshirë atyre turke, boshnjake, vllehe, rome, serbe.

Mes tjerash zëvendëskryetari i TIKA-s, Çevik, gjatë qëndrimit në Arkivin Shtetëror të RMV-së, tha se do të fillojnë të hedhin dritë mbi të ardhmen duke kryer rinovimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të një njësie arkivi të periudhës osmane, e cila u krijua për herë të parë.
Duke u shprehur se këto punime i kryejnë prej rreth 18 vitesh për të zbardhur arkivat, dokumentet, regjistrat dhe fletoret osmane të asaj periudhe, për t'ua transferuar gjeneratave të ardhshme dhe për t'ua paraqitur përdoruesve, Çevik theksoi se do të punojnë më aktivisht me themelimin e kësaj njësie. Ndryshe, në kuadër të mbështetjes u realizua instalimi i pajisjeve të ruajtjes së qendrës së të dhënave të arkivit dhe pajisje me disqe të jashtme, laptopë dhe kompjuterë, pajisje profesionale të skanimit të dokumenteve dhe mikrofilmave që përdoret në punimet e arkivimit dhe e cila është e vetmja në institucionet publike të Maqedonisë së Veriut, si dhe njësi të nevojshme kompjuterike, skanerë të librave të arkivit dhe pajisje printuese.

AA