Fjalimi i kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut     Foto:MIA

Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha e juaj, kështu e nisi fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se ata tërësisht e respektojnë gjuhën maqedonase dhe për këtë siç tha ajo në propozimin e reviduar qëndron qartë gjuha maqedonase pa kualifikime nga BE.
"Propozimi e respekton po ashtu edhe identitetin tuaj kombëtar. Mund të llogarisni tek unë se procesi për negociata do t’i respektojë parimet dhe standardet evropiane. Keni shoqëri të suksesshme multietnike. Treguat interes për sundimin e ligjit, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, këto janë vlera evropiane. Ndryshimi i kushtetutës për forcimin e të drejtave themelore do ta përforcojë përkushtimin tuaj për këto vlera dhe kjo automatikisht do ta përfundojë fazën fillestare të negociatave", tha von der Leyen.

Tutje, në adresim e saj para deputetëve, shtoi se doemos duhet të kthejmë shikimin përpara dhe të fillojmë negociata aderuse që shpiejnë në BE.
“Atë mund ta bëjmë që javën e ardhshme me pranimin e propozimit të reviduar francez. Ju jeni të bindur se KE-ja çdo herë ka qenë në anën e këtij shteti dhe do të vazhdojë të jetë në anën tuaj çdo herë. Jemi të bindur se ky është një vendim historik. Por, vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji. Në fund bëhet fjalë për rrugën tuaj”, tha presidentja e KE-së, Von der Leyen.

Po ashtu ajo theksoi se historia nuk është kusht në negociatat aderuese me BE-në.
Protesta para Kuvendit

Përderisa kryetarja Von der Leyen mbante fjalimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, para këtij institucioni vazhduan protestat qytetare kundër propozimi francez i cili parasheh zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit hodhën vezë drejt godinës së Kuvendit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për propozimin francez.
Më 30 qershor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga Presidenca franceze, pas së cilës filloi procesi i gjerë konsultimit.
Më pas, Qeveria ia dërgoi Kuvendit propozimin francez për marrjen e vendimeve të mëtutjeshme. Protestat janë mbështetur nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe "E Majta".
Takim me Pendarovskin, Kovaçevskin dhe Osmanin

Vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është rruga e vetme që shpie drejt së ardhmes më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, kjo ka qenë porosia e kryetarës së KE-së, Von der Leyen në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Në njoftimin qeveritar thuhet se gjatë takimit është konstatuar se tani është momenti të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë për pranim të propozimit evropian, që më tej do të thotë edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kovaçevski dhe Ursula von der Leyen janë pajtuar se me propozimin evropian nuk rrezikohet në asnjë mënyrë identiteti, kultura, historia dhe gjuha maqedonase.

Në tema të njëjta është folur edhe në takimin me presidentin Stevo Pendarovski, ku mes tjerash është diskutuar edhe për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut, dhe proceset që lidhet me eurointegrimet.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas takimit me shefen e KE-së, ka theksuar ata çdoherë kanë qenë partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, dhe kjo mbështetje do të vazhdojnë me hapjen zyrtare të negociatave për aderim.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së morën pjesë në seancë, të veshur me bluza që i thanë “JO” propozimit francez. Tre ditë debatë në Kuvend Debati për konkluzionet rreth propozimit francez në Kuvedin e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjas tre ditë, duke filluar nga sot. Për diskutim janë paraqitur rreth 40 deputet. Sipas parashikimeve për konkluzionet pritet të votohet ditën e shtunë. Për miratimin e propozimiz francez nevojitet votat e 61 deputetëve. Ndryshimet kushtetuese për të cilën nevojitet 80 vota, e që janë pjesë e pakos do të zhvilloheshin në një fazë tjetër.

TRT Balkan / agjencitë