Xhaferi takon Zupançiqin, konfirmohen raportet e mira dypalëshe / Foto: Facebook - Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, takoi sot kolegen e tij, kryetaren e Parlamentit Slloven, Urshka Klakoçar Zupançiq, njofton Kuvendi.

Siç njofton Kuvendi, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe bashkëpunimin e frytshëm shumë dekadash ndërmjet dy parlamenteve në të gjitha bazat.

Kryeparlamentari Xhaferi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e parezervë dhe proaktive të Republikës së Sllovenisë për realizimin e prioriteteve më të larta shtetërore, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai informoi për aktivitetet aktuale në nivel vendor, veçanërisht për procesin e shqyrtimit dhe mënyrën dhe procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese.

Kryeparlamentarja Zupançiq, nga ana tjetër, shprehu mbështetjen e saj të plotë për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ajo u zotua për vazhdimin e angazhimeve të Republikës së Sllovenisë, që procesi i negociatave të zhvillohet ekskluzivisht mbi baza reformash, për harmonizimin e legjislacionit vendas me legjislacionin evropian dhe margjinalizimin e çështjeve dypalëshe dhe historike në këtë proces.

MIA