Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka dal me të dhënat e pjesëmarrjes për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Maqedoninë e Veriut.
Të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga 2.472 vendvotimet. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.261.526 në këto vendvotime, kanë votuar 302.158 respektivisht 23.95 %.
Dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Kriva Plankë, me 46,44%, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë, me 3,28%.
“Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 3,49 % në këto zgjedhje. Ndërsa, krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi ulje prej 0,7 %”, njoftuan nga KShZ.
Sa u përket zgjedhjeve parlamentare deri në orën 13:00, në KShZ kanë arritur të dhëna nga 2.348 vendvotime.
Nga numri i prej зa përgjithshëm i regjistruar 1 207.922 në këto 2.348 vendvotime, kanë votuar 312.070 respektivisht, 25,84%.
Dalje më e madhe për momentin për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan, me 48,65 % ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Mavrovë dhe Rostushë, me 11,91 %.
Krahasuar me Zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 ka rritje të daljes prej 2,03% në këto zgjedhje.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave të të gjitha votuesve të regjistruar në raundin e parë të votimit.
Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare qytetarët do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve për deputetë. Votimi zhvillohet në gjashtë njësi zgjedhore dhe disa nga koalicionet dhe partitë kanë lista vetëm për zona të caktuara. Në zgjedhje janë gjithsej 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra.