Akil Gjakova përfundon rrugëtimin në Lojërat Olimpike pa medalje

Akil Gjakova përfundon rrugëtimin në Lojërat Olimpike pa medalje

Deri te lufta për medalje të bronztë, Akil Gjakova realizoi tri fitore.
Akil Gjakova përfundon rrugëtimin në Lojërat Olimpike pa medalje        / Foto: Reuters

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paris.

Pasi u ndal në gjysmëfinale, Akili luftoi për medaljen e bronztë olimpike, por edhe aty pësoi disfatë në ballafaqim me xhudistin nga Japonia, Soichi Hashimoto.

Ndryshe, deri te lufta për medalje të bronztë, Akil Gjakova realizoi tri fitore.

Në luftën e parë e mposhti me Ippon brazilianin Cargnin. Në luftën e dytë ai e mposhti po ashtu me Ippon austriakun Gassner, ndërsa në luftën për në gjysmëfinale triumfoi në Golden Score kundër xhudistit italian Lumbardo para se të ndalej nga Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani.

Megjithatë, paraqitja e sportistëve kosovar në Lojërat Olimpike për ditën e sotme nuk mbaron këtu, pasi sonte në ring do të paraqitet boksierja Donjeta Sadiku e cila do ta kërkojë fitoren e dytë.

Ajo do të ballafaqohet me boksieren nga Kolumbia, Paoloa Angle Valdes Pana.

TRT Balkan / agjencitë