Alvaro Morata lëndohet nga “roja e sigurisë”, rrezikon finalen. / Foto: AP

Kapiteni i Spanjës Alvaro Morata u pa duke çaluar dhe duke mbajtur gjurin e tij pasi një roje sigurie rrëshqiti në të pas fitores gjysmëfinale të skuadrës së tij ndaj Francës.

Morata, i cili u zëvendësua pas 76 minutave, u pa me dhimbje pas incidentit që ndodhi teksa lojtarët e Spanjës po festonin para tifozëve të tyre.

Raportimet kanë sugjeruar se një tifoz u përpoq të bënte një selfie me disa nga lojtarët dhe roja i sigurisë po përpiqej të ndërhynte kur ai rrëshqiti.

Trajneri i kombëtares Luis de la Fuente tha më vonë: “Alvaro... Duhet të presim dhe të shohim nesër.

"Ne besojmë se nuk është asgjë. Dhemb, por mendojmë se nuk është asgjë."

Spanja do të përballet me Anglinë ose Holandën në finalen e Euro 2024 të dielën, pasi mundi Francën 2-1.

TRT Balkan / agjencitë