Argjentina fitoi Kupën e Amerikës 2024 duke mposhtur Kolumbinë 1-0 në kohën shtesë pasi koha normale përfundoi 0-0.
Finalja e zhvilluar në stadiumin Hard Rock në Miami, nisi me rreth 1 orë e gjysmë vonesë për shkak të problemeve të sigurisë të shkaktuara nga tifozët që tentonin të hynin pa bileta.
Në finalen e turneut të organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në ShBA, Argjentina, e cila është mposhtur vetëm dy herë në 61 ndeshjet e fundit, mundi Kolumbinë, e cila ishte e pamposhtur në 28 ndeshje, me golin e Lautaro Martinez në minutën e 112-të.
Ylli argjentinas Lionel Messi pësoi një dëmtim të shpinës në minutën e 64-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Nicolas Gonzalez në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Argjentina fitoi titullin e 16-të në turne, duke e bërë atë ekipin me më shumë fitore në historinë e kompeticionit.
Argjentina ka fituar më parë kupën në 1921, 1925, 1927, 1929, 1937, 1941, 1945, 1946, 1947, 1955, 1957, 1959, 1991, 1993 dhe 2020.
Këngëtarja kolumbiane me famë botërore Shakira ka mbajtur një koncert gjatë pushimit të pjesës së parë.