Skuadrat olimpike të rajonit arritën të fitojnë 19 medalje olimpike në edicionin e 33-të të Lojërave Olimpike Verore “Paris 2024”.
Pjesa dërrmuese e medalje të fituara ishin në sportet individuale. Kosova dhe Shqipëria sukseset më të larta i arritën në sportin e xhudos dhe të mundjes. Kjo olimpiadë ishte më e veçantë për Shqipërinë, e cila për herë të parë në histori arriti të fitojë medaljen olimpike.
Në vazhdim, TRT Balkan ju sjell renditjen e ekipeve olimpike me numrim më të madh të medaljeve nga olimpiada e Parisit.
Olimpiadë historike për Shqipërinë
Mundësi i natyralizuar shqiptar Chermen Valiev bëri histori në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike.
Mundësi kuqezi triumfoi në finalen për medaljen e bronztë në stilin e lirë në peshën deri në 74 kg, duke mposhtur Viktor Rassadin nga Taxhikistani me rezultatin 6-2.
Kjo shënoi një ditë historike për sportin shqiptar, duke qenë se është medalja e parë që merret në një Olimpiadë në sportin e mundjes. Medalje tjetër olimpike, po ashtu të bronztë, Shqipërisë i solli mundësi Islam Dudaev.
Kosova e dalluar me xhudo
Prej nëntë garuesve kosovarë në olimpiadën e Parisit, dy arritën të fitojnë medalje olimpike. Edhe kësaj radhe kategoria më e suksesshme për ekipin olimpik të Kosovës ishte xhudoja. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, kurse medaljen e bronztë nga Parisi në Kosovë e solli xhudistja Laura Fazliu.
Kroacia peshon 7 medalje
Në renditjen përfundimtare të medaljeve në Lojërat Olimpike në Paris, Kroacia përfundoi në vendin e 30-të me dy medaljeve të arta, dy të argjendta dhe tri të bronzta, të njëjtin rezultat pati edhe Azerbajxhani.
Ari u fitua nga vëllezërit Valent dhe Martin Sinkoviq në kategorinë e lundrimit dhe Barbara Matic në xhudo, argjendi nga Donna Vekiq në tenis dhe nga skuadra e vaterpolos. Medalje të bronztë fituan Miran Mariçiq në gjuajtje me hark, Sandra Elkaseviq në atletikë dhe Lena Stojkoviq në taekwondo.
Pesë medalje për Serbinë Skuadra olimpike serbe përfundoi në vendin e 27-të për nga numri i medaljeve në Lojërat Olimpike me gjithsej pesë medalje të fituara.
Serbia fitoi tri medalje të arta duke filluar nga ekipi i vaterpolistëve, teniseri Novak Gjokoviq dhe në qitje çifti Zorana Arunoviq dhe Damir Mikec. Medalje të një argjendtë fitoi Aleksandra Perishiq në taekwondo dhe medaljen e bronztë e fitoi ekipi i basketbollistëve.
Sllovenia, dy të arta, nga tri medalje
Nga gjithsej tri medalje të fituara në olimpiadë, skuadra olimpike e Sllovenisë arriti të fitojë dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Në kategorinë e ngjitjes atletja sllovene Janya Garnbreth e fitoi medaljen e artë. Xhudisti Andrea Leshki arriti të shpallet i pari në kategorinë e tij dhe i solli Sllovenisë medaljen e dytë të artë. Medaljen e tretë nga Parisi të argjendtë Sllovenia e fitoi nëpërmjet atletit Tony Vodiszek, në sportin e lundrimit.
Tri shtete pa medalje
Pjesë e olimpiadës në Paris ishin edhe skuadrat olimpike nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, këto nuk arritën të fitojnë asnjë medalje.