EURO 2024: Serbia nuk kualifikohet në fazën eliminatore / Photo: AA

Në ndeshjet e xhiros së fundit në Grupin C, të cilat u luajtën dje në Gjermani, Anglia dhe Danimarka u kualifikuan në fazën e 16-të të EURO 2024, ndërsa kombëtarja e Sllovenisë është e treta në grup.

Në stadiumin e Mynihut, kombëtarja serbe u përpoq të siguronte kalimin në fazën tjetër të kompeticionit duke e dominuar duelin ndaj Danimarkës, por ndeshja përfundoi me rezultat 0:0.

Në ndeshjen e dytë të Grupit C, e cila u luajt në stadiumin e Këlnit, barazuan 0:0 edhe kombëtaret e Anglisë dhe Sllovenisë.

Vendin e parë në grup e fitoi përfaqësuesja e Anglisë me pesë pikë, e dyta është Danimarka me tre pikë, si dhe kombëtarja e tretë e Sllovenisë, ndërsa Serbia e mbylli garën e fundit në grup me dy pikë.

TRT Balkan / agjencitë