Futbollistët e Sllovenisë dhe të Serbisë barazuan në ndeshjen e sotme në Futboll Arena në Mynih në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Evropian.
Ata ndanë pikët në turin e dytë të grupit “C” të Kampionatit Europian, duke luajtur barazim 1:1.
Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 69-të me golin e Žan Karničnik. Megjithatë, lojtarët e Serbisë arritën golin e barazimit në minutën e 96-të me anë të Lluka Joviqit.
Në turin e parë Serbia u mposht nga Anglia me rezultat 1:0, ndërsa Sllovenia fitoi një pikë në duelin me Danimarkën (1:1).
Pas dy ndeshjeve, Sllovenia ka dy pikë dhe Serbia një pikë.
Në këtë grup sot në orën 18:00 do të luhet dueli mes Anglisë dhe Danimarkës.
TRT Balkan / agjencitë