Kampionati Evropian i futbollit do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik të këtij viti në Gjermani. Pesë kombëtare të futbollit në EURO 2024 në Gjermani që do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik të në krye të ekipeve të tyre si menaxher kanë italianët.
Përveç vendit të tyre, italianët drejtojnë kombëtaren e Türkiyes, të Hungarisë, të Sllovakisë dhe të Belgjikës.
Trajneri i Türkiyes është Vincenzo Montella, i Hungarisë Marco Rossi, i Sllovakisë Francesco Calzona, i Belgjikës Domenico Tedesco dhe i Italisë Luciano Spaletti.
Dy përfaqësuese do të drejtohen nga ekspertë nga Gjermania, Spanja dhe Franca, ndërsa një shef stafi do të vijë nga Anglia, Kroacia, Sllovenia, Skocia, Danimarka, Serbia, Zvicra, Rumania, Holanda, Ukraina, Brazili, Polonia dhe Çekia.
Tetë nga gjithsej 24 kombëtare që do të garojnë në garën për më të mirat e Kontinentit të Vjetër do të drejtohen nga të huajt.
Gjeorgjia drejtohet nga francezi Willy Sagnol, Austria nga eksperti gjerman Ralf Rangnick, Shqipëria nga braziliani Sylvio Mendes Campos Junior “Sylvinho”, ndërsa spanjolli Roberto Martinez ulet në stolin e një prej favoritëve më të mëdhenj të Portugalisë.
Trajneri i vetëm jashtë Europës është braziliani Sylvinho, i cili prej rreth një viti e gjysmë drejton kombëtaren shqiptare.
Nagelsmann më i ri, Ragnick më i vjetër
Mes përzgjedhësve të 24 kombëtareve që do të performojnë në EURO 2024, më i riu është 36-vjeçari Julian Nagelsmann, i cili do të drejtojë kombëtaren gjermane nga pankina, ndërsa më i moshuari është bashkëkombasi i tij, gjithashtu ekspert gjerman, Ralf Rangnick, kreu i shtabit Austrisë, i cili do të mbushë 66 vjet gjatë turneut.
Trajneri i Italisë, Luciano Spaletti, i lindur në vitin 1959, është një vit më i ri se Rangnick.
Deschamps më i dekoruar
Nga të 24 trajnerët që do të jenë në EURO 2024 në Gjermani, më i suksesshmi është francezi Didier Deschamps.
Deschamps është në pankinën franceze prej 12 vitesh, respektivisht eksperti 55-vjeçar dhe ish-kapiteni i “trikolorëve” e fitoi Kupën e Botës dhe UEFA Nations League si trajner.
Luis de la Fuente gjithashtu fitoi Ligën e Kombeve me Spanjën, ndërsa trajneri kroat Zlatko Daliq fitoi një bronz dhe argjend botëror.