Një grup tifozësh austriakë brohoritën slogane të së djathtës ekstreme përpara ndeshjes së 16-të të EURO 2024 midis Austrisë dhe Türkiyes të martën në mbrëmje, raportuan mediat lokale të mërkurën.
Disa tifozë brohoritën "Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë" në rrugët e Lajpcigut. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Një zëdhënës i departamentit të policisë në Lajpcigut tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se janë në dijeni të ngjarjes, se ka dyshime fillestare se është kryer një vepër penale dhe se janë duke e hetuar rastin.
Në stadiumin e Lajpcigut u takuan kombëtaret e Türkiyes dhe Austrisë. Pas fitores 2:1, kombëtarja turke kaloi në çerekfinale të EURO 2024.
TRT Balkan / agjencitë