EURO 2024: Türkiye mposht Gjeorgjinë       / Foto: AA

Në raundin e parë të Grupit “F” të Kampionatit Evropian 2024 (EURO 2024), kombëtarja turke e futbollit mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:1.

Ndeshja u luajt në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, tribunat e të cilit ishin të mbushura kryesisht me tifozë turq.

Skuadra turke kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e Mert Muldur, por Gjeorgjia arriti të barazojë në të 32-ën me anë të Georges Mikautadze, kështu që rezultati në pushim ishte 1:1.

Türkiye kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 65-të me golin e shkëlqyer të Arda Guler dhe thelloi epërsinë me Kerem Akturkoglu, i cili praktikisht shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen e dytë të të njëjtit grup në orën 21:00 do të përballen Portugalia dhe Çekia.

TRT Balkan / agjencitë