Skuadra franceze e futbollit është gjysmëfinalistja e dytë e Kampionatit Evropian të këtij viti, pasi eliminoi Portugalinë në çerekfinale në Hamburg pas goditjeve të penalltisë.
Portugalia dhe Franca luajtën pjesën e rregullt të ndeshjes pa gola dhe në kohën shtesë skuadra e Roberto Martinez pati më shumë raste për të shënuar.
Gjatë gjuajtjes së penalltive, më të mirë ishin francezët (5:3), të cilët në gjysmëfinale do të luajnë kundër Spanjës, e cila mundi Gjermaninë.
TRT Balkan / agjencitë