Gjermania mundi Serbinë dhe u bë kampion bote në basketboll. / Foto: AA

Ekipi i basketbollit të Gjermanisë u bë kampione e botës pasi mposhti përfaqësuesen e Serbisë në Kampionatin Botëror në Manila me rezultat 83:77.

Serbia e hapi më mirë ndeshjen dhe e fitoi çerekun e parë me 26:23.

Gjermanët fituan pjesën e dytë në favor të tyre me rezultat 24:21 dhe shkuan në pushim me rezultatin 47:47.

Kombëtarja gjermane fitoi çerekun e radhës me një lojë të shkëlqyer me një rezultat bindës 22:10. Në pjesën e fundit Serbia ishte më e mirë me 20:12, por në fund Gjermania mbajti avantazhin dhe festoi me rezultat 83:77 për titullin kampion bote.

Më efektivi te Gjermania ishte Dennis Schroder me 23 pikë dhe Aleksa Avramoviç në Serbi me 21 pikë.

Me këtë fitore basketbollistët gjermanë u bënë kampionë bote për herë të parë në histori, ndërsa më parë fituan medaljen e bronztë në vitin 2022.

TRT Balkan / agjencitë