Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar në Sportcenter Kaiserau të Kamenit, ka zhvilluar të enjten seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së 15 korrikut kundër Italisë në Dortmund në kuadër të EURO 2024
Skuadra dhe stafi teknik janë fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara, teksa gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka probleme fizike.
Në ora 17:45, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti do të jenë në konferencën zyrtare për median, që do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, ndërsa në ora 18:30 do do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore po në stadiumin e ndeshjes.
TRT Balkan / agjencitë