Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi sot ka nisur me sukses garën e saj në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”.
Kampionia olimpike ka arritur ta mposhtë kundërshtaren e saj të parë, Maryam Maharani nga Indonezia, pas vetëm disa sekondash.
Kjo fitore i hap rrugën xhudistes Distria Krasniqi për të vazhduar garën dhe për t'u përballuar me kundërshtaret e tjera, për të fituar një tjetër medalje.
Krasniqi për medalje të artë do të përballet me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, pasi kjo e fundit ishte më e mirë në gjysmëfinalen e dytë se Amandine Buchard nga Franca.
Kujtojmë se Distria (28) fitoi një medalje të artë në garën e xhudos 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”.
Ndryshe, në olimpiadën e vitit 2020, përveç Krasniqit, medalje të artë Kosovës i solli edhe Nora Gjakova.