Kupa e Botës 2026, Shqipëria në vazon 3 për shortin e kualifikueseve            / Foto: ATA

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë të premten në Nyon të Zvicrës vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë përfaqësueset e Skocisë, të Sllovenisë, të Irlandës, të Maqedonisë së Veriut, të Gjeorgjisë, të Finlandës, të Islandës, të Irlandës së Veriut, të Izraelit, të Bosnjë-Hercegovinës dhe të Malit të Zi.

Vazoja 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.

Vazoja 2: Ukraina, Türkiye, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.

Vazoja 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi.

Vazoja 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazoja 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.

TRT Balkan / agjencitë