Trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), Christophe Galtier, tha se ylli argjentinas Lionel Messi për herë të fundit të shtunën më 3 qershor do të dalë në fushë me fanellën e PSG-së.
"Unë kam pasur privilegjin të stërvis lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ndeshja e fundit e Messit në 'Parc des Princes' do të jetë kundër Clermont", tha Galtier në një konferencë për media.
Messi ishte transferuar te skuadra e PSG-së në vitin 2021.
TRT Balkan / agjencitë