Lojërat Olimpike në Paris: Cili shtet i rajonit ka më shumë atletë? /           Foto: AA

Ekipet olimpike të vendeve të rajonit - Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës - janë gati të performojnë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Më së shumti sportistë që udhëtojnë drejt kryeqytetit të Francës janë nga Serbia - 112, ndërsa Kroacia po dërgon në Olimpiadë një ekip prej 73 sportistësh, të cilët do të garojnë si në sporte individuale ashtu edhe në ekipe.

Mali i Zi po dërgon gjashtë atletë në Lojërat Olimpike të cilët do të garojnë në disiplina individuale dhe në ekipin e vaterpolit për meshkuj.

Nëntë atletë po udhëtojnë nga Kosova në Paris, Maqedonia e Veriut po dërgon shtatë dhe pesë atletë do të marrin pjesë nga Bosnja dhe Hercegovina. Këto tri shtete do të përfaqësohen në Olimpiadë vetëm në sporte individuale.

Ekipi olimpik kroat

Kroacia do të shkojë në Lojërat Olimpike në Paris me 73 sportistë (58 meshkuj dhe 15 femra) nga 16 sporte, njoftoi Komiteti Olimpik Kroat.

Ky shtet do të ketë përfaqësues në atletikë, çiklizëm/BMX, boks, gjimnastikë, lundrim, xhudo, kajak/kano, not, hendboll, pingpong, gjuajtje me hark, taekwondo, tenis, vaterpolo, kanotazh.

Kroacia do të ketë përfaqësues në dy sporte demonstrative në Lojërat Olimpike - hendbollin në plazh dhe boksin tajlandez.

Ekipi Olimpik i Serbisë

Ekipi olimpik serb do të garojë në gjuajtje me hark, boks, atletikë, not, kajak, basketboll, kanotazh, mundje, volejboll, çiklizëm, taekwondo, vaterpolo, xhudo, tenis dhe pingpong.

Ekipi Olimpik i Malit të Zi

Tenistja Danka Kovinić dhe marinari Milivoj Dukić do të mbajnë flamurin e Malit të Zi në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris.

Përveç Dankës dhe Milivojit, këtë vend në Paris do ta përfaqësojnë boksierja Bojana Gojkoviq, notarja Jovana Kuljaça, sportisti Darko Peshiq, notari Millosh Milenkoviç dhe ekipi i vaterpolit për meshkuj.

Ekipi Olimpik i Kosovës

Nëntë sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, përkatësisht Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Adel Shaboviq, Laura Fazliu, Akil Gakova, Loriana Kuka, Donjeta Sadika, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi.

Lista kryesohet nga kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe tre xhudiste të tjera – Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Lorijana Kuka.

Donjeta Sadika do të përfaqësojë Kosovën në boks për femra, Gresa Bakraçi në atletikë dhe Hana Beiki dhe Adel Shaboviq në not.

Ekipi Olimpik i Bosnjës e Hercegovinës

Bosnja e Hercegovina do të ketë gjithsej pesë garues në Lojërat Olimpike në Paris. Mes tyre është edhe xhudistja më e mirë Larisa Cerić (33), e cila në tentativën e tretë do të tentojë të marrë medaljen e shumëdëshiruar olimpike.

Përveç xhudistit Cerić, ngjyrat e Bosnjë-Hercegovinës në Lojërat Olimpike do t'i mbrojnë edhe notarja më e mirë boshnjake Lana Pudar, gjuajtësi Mesud Pezer, notari i ri nga Banja Luka Jovan Lekiq dhe xhudistja Aleksandra Samarxhiq.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut do të ketë gjithsej shtatë përfaqësues në Lojërat Olimpike në Paris.

Ky shtet do të përfaqësohet nga notarët Eva Petrovska dhe Nikolla Gjuretanoviq pas ftesës speciale nga Federata Botërore e Notit (FINA).

Më parë në Lojërat Olimpike kanë marrë pjesë edhe sportisti Dario Ivanovski, mundësi Vlladimir Egorov, Anastasija Mojsovska në gjuajtje me hark dhe Mila Reljiq, e cila së fundmi u bë kampione e Evropës në taekwondo, si dhe xhudisti Edi Sherifovski.

Ekipi Olimpik i Shqipërisë

Shqipëria do të përfaqësohet në Paris me tetë sportistë, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh).

Skuadra shqiptare përbëhet nga sportistët Luiza Gega dhe Franko Burraj, notarja Kaltra Meca, notarja Grisi Koxhaku, mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev si dhe Chermen Valiev dhe Manjola Konini, do të garojnë në gjuajtje me hark.

TRT Balkan / agjencitë