La’eeb, maskota për Kupën e Botës Katar 2022     Foto: FIFA

NATO do t'i japë mbështetje të sigurisë Katarit lidhur me organizimin e Kupës së Botës FIFA 2022 që do të mbahet në fund të vitit në këtë vend.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se mbështetja do të jepet në kuadër të bashkëpunimit të afërm mes Katarit dhe NATO-s.

Në kuadër të mbështetjes do të sigurohet trajnim kundër kërcënimeve që vijnë nga substancat kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore (CBRN). Stërvitja do te jepet nga Sllovakia dhe Qendra e Përbashkët CBRN e Ekselencës së Mbrojtjes të NATO-s në Çeki.
Rumania do të sigurojë trajnimin për mbrojtjen e VIP-ave si dhe trajnime kundër kërcënimit të bombave artizanale.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

AA