Skiatorja e Tiranës, Lara Colturi ka arritur të renditet e dyta në Slalomin e “Gyrgl” të Austrisë, duke zhvilluar një nga garat me emocionuese të sezonit deri më tani, ku 18-vjeçarja shqiptare ka hyrë për herë të parë në podium duke u renditur e dyta pas Mikaela Shiffrin.
Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga gara e zhvilluar nga skiatorja shqiptare, ndërsa thekson se për herë të parë flamuri shqiptarë valëvitet në podiumin e një kampionati botëror skish.
“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë gatë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Rama.
Ndalesa e radhës do të jetë në Killington pas 1 jave për Larën dhe për ekipin e saj.