Një natë tjetër e veçantë për futbolldashësit e Kosovës. Skuadra e vetme shqiptare në garat ndërkombëtare, Ballkani do të mirëpresë si nikoqire skuadrën çeke Sllavia Praga në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.
Kjo ndeshje është mundësia e fundit e klubit nga qyteza e Suharekës që të vazhdojë ëndrrën në këtë kompeticion, ndërsa fitorja mbetet imperativ.
Si çdo ndeshje që nga fillimi i kësaj gare, thuajse në asnjë ballafaqim me ekipet kundërshtare në Prishtinë edhe gjatë fazës preliminare nuk ka munguar mbështetja e parezervë e tifozëve për Ballkanin.
Prandaj, që me daljen në shitje të biletave para 1 jave, është hasur një interesim i jashtëzakonshëm i dashamirëve të sportit në mënyrë që Ballkani të zhvillojë ndeshjen e fundit si nikoqire e grupeve të kësaj gare me stadium të stërmbushur.
Ky hov i madh i interesimit për bileta erdhi veçmas me të kuptuar se afërsisht se një numër i konsiderueshëm i tifozëve çekë kanë udhëtuar në Prishtinë për ekipin e tyre.
Kjo bëri që tifogrupi nga Suhareka “Xhebrailat” të dalin me thirrje zyrtare për nxitje sa më masive të pranisë së publikut, dhe jo vetëm si spektatorë, por gjatë gjithë ndeshjes duke brohoritur njëzëri pa u ulur fare nëpër karriget e stadiumit.
27 Tet 2022
Sllavia Praga, test i fundit i Ballkanit në Prishtinë
Në këtë ndeshje tifo grupi i ekipit kosovar “Xhebrailat” kanë bërë thirrje për publikun që gjatë 90 minutave të ndeshjes të mbështetet skuadra e Ballkanit me brohoritje në këmbë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Maqedonia Veriut dhe Shqipëra në një rang me Andorrën e San Marinon
Ndonëse është liga më e re e pranuar në UEFA, Super Liga e Kosovës falë suksesit të Ballkanit në Conference League, këtë vit arriti të grumbullojë 2.875 pikë ose 11.041 pikë në pesë vitet e fundit, dhe renditet në vendin e 33-të të listës së UEFA-së.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore