Sylvinjo prezantohet si trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë / Foto: AA

Kombëtarja e Shqipërisë nga sot edhe zyrtarisht do të ketë trajnerin e ri.

Federate Shqiptare e Futbollit (FShF) në krye me Armand Dukën ka prezantuar ish-futbollistin e njohur, brazilianin Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinjo) udhëheqës të kombëtares kuq e Zi.

Braziliani nënshkroi një kontratë me kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Në fjalimin e tij për media, presidenti i FShF-së Armand Duka precizoi se bashkëpunimi me Sylvinjon do të vlejë deri në përfundim të kampionatit Evropian në vitin 2024, që tregon qartë se objektivi i kombëtares shqiptare është kualifikimi në Euro 2024.

"Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat", tha Duka.

Nga ana tjetër, trajneri i ri Sylvinjo theksoi se ka ardhur në Shqipëri për të dhënë maksimumin dhe, sipas tij, "futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve".

"Ne kemi shumë dëshirë të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë këtë kombëtare në vendin e duhur, në vende të rëndësishme dhe për këtë arsye jemi këtu. Federata shqiptare më bindi që të merrja përsipër këtë detyrë dhe jemi të kënaqur. Besoj se do të bëjmë një punë të mirë", tha Sylvinho.

Ashtu siç e kanë bërë të ditur FShF-ja, së bashku me trajnerin Sylvinjo kanë nënshkruar edhe stafi i tij ndihmës, argjentinasi Pablo Javier Zabaleta Girod dhe bashkëkombasin Dorival Guidoni Junior.

Kujtojmë se Sylvinjo do ta zërë vendin e italianit Eduardo Reja, ndërsa në karrierën e tij si lojtar, Sylvinjo është aktivizuar te Corinthians​​​​​​​, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. Ndërkohë, ai ka dhe një përvojë si trajner dhe zëvendëstrajner në disa ekipe.

TRT Balkan / agjencitë